30 parti pro referendumit që hap dyert drejt NATO-s dhe BE-së

30 parti politike sonte u bënë bashkë për t’i dhënë mbështetje referendumit të 30 shtatorit, si prioritet numër një në shtet.

Marketing

Partitë politike ranë dakord që tu bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë ‘PËR’ në referendumin e 30 shtatorit.

Ato vlerësojnë se çdo qytetar i Maqedonisë me të drejtë vote duhet të merr përgjegjësi, të del dhe të votojë me afirmitet në referendum.

Partitë politike vlerësojnë se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë i hap dyert vendit tonë për anëtarësim në NATO dhe BE.