ZEQIRI: Anëtarësimi në NATO garanton siguri, stabilitet dhe mbrojtje të kufijve

Deputeti i LSDM-së Muhamet Zeqiri në deklaratën për media sot ka thënë se me hyrjen në NATO vendi realizon interesin strategjik- Maqedonia të jetë pjesë e botës së zhvilluar demokratike, anëtare fuqiplotë e aleatëve më të fuqishëm botërorë.

Marketing

“Anëtarësimi në NATO garanton siguri, stabilitet të qytetarëve dhe mbrojtje të përhershme të kufijve. Procesi inkuadrues për anëtarësim në BE nënkupton zhvillim ekonomik dhe forcim të shtetit juridik. Anëtarësimi jonë në NATO dhe BE siguron më shumë para, këmbim të përvojave, qasje më të lehtë deri në njohje të reja dhe teknologji. Me anëtarësimin nënkuptohet stabiltet më i madh dhe besim në ekonominë e vendit. Ajo nënkupton më shumë investime, vende të reja pune dhe standard më të lartë jetësor”, ka thënë Zeqiri.

Marketing