Grabitet një “BMW” në Kala të Shkupit

Një autor i panjohur dje pasdite ka grabitur  automjetin  “BMW 530”  në rrugën “Lazar Liçenovski” në Shkup  duke fituar interes pronësor kundërligjor prej rreth 976.000 denarë.

Marketing

Siç informon MPB, automjeti  ka qenë me targa suedeze, ndërsa në të ka pasur lap-top dhe valixhe me veshëmbathje.

Ngjarjen  mbrëmë e ka paraqitur L.Ç. (34) sipas të cilit, grabitja ka ndodhur në periudhën mes orës 14:00 dhe 19:00.

Ndërmeren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Marketing