Shekerinska: Nuk ka konflikte të ngrira, vetëm zgjidhje të ngrira

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot,  në konferencën ndërkombëtare tradicionale “Dubrovnik forum” e ka përkrahur qëndrimin e ministres bullgare të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Marketing

Plotësisht pajtohem me Zaharievën, tha Shekerinska para të pranishmëve në Forum, se na kritikuan shumë për Marrëveshjen me Bullgarinë, por tani qytetarët e të dy vendeve konsiderojnë se ajo është garancion për stabilitet.

“Nuk ka konflikte të ngrira, por vetëm zgjidhje të ngrira”, porositi Shekerinska.

Zaharieva paraprakisht  në fjalim, mes tjerash, i përshëndeti kolegët e saj Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias për firmosjen e Marrëveshjes së emrit të Republikës së Maqedonisë dhe u dëshiroi sukses në referendumin e ardhshëm.

Forumin në Dubrovnik e hapi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, ndërsa në fokus të diskutimeve  e domosdoshme është Evropa të përforcohet dhe të përballet me migracionin, rritjen e populizmit dhe kërcënimin e vlerave të saj themelore.

 

Marketing