Një shqiptar i dha fund jetës duke u hedhur nga një urë pasi Gjermania kishte firmosur deportimin e tij dhe të familjes.
Bashkia kishte ofruar biletat e avionit për 4 pjesëtarët e familjes nga Shqipëria dhe të martën (4 shtator) ai duhej të kthehej në Shqipëri së bashku me gruan e tij dhe djalin e vogël. Vetëm vajza e madhe ishte lejuar të qëndronte.
Por Berat Jasani nuk ka pranuar idenë e deportimit dhe natën e së hënës , 42 vjeçari është hedhur nga ura Almeloer, shkruan gazeta e Izerlonit në Gjermani, IKZ.
Vajza ishte trajnuar si infermiere ndaj lejohej të qëndronte në Gjermani.
Të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh.