Shilegov: Vllatko Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska

Ish-deputeti i LSDM-së Petre Shilegov në seancën e sotme për ngjarjet e 27 prillit tha se deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev kur ka mbrojtur deputetët e shumicës së, në mënyrë verbale ka komunikuar me një person me maskë duke i bërë thirrje të ndalojë me sulmet.

Marketing

“Gjorçevi e njihte njërin nga personat me maska, e thirri me emrin “Sheska”. Sulmi i parë ishte më i shëmtuari kur hyri turma. Na godisnin me gjithçka. Na ofendonin me fjalë të ndryshme dhe na shanin. Mua më thoshin “çka mendon tash Shilegov”, dëshmon Kryetari aktual i Qytetit të Shkupit.

Ai theksoi se sigurimi i Spasovskit ka kërkuar leje që ta nxjerr pistoletën, që i është dhënë nga ana e Spasovskit me këshillë që të mos shkrep drejt personave por në tavanin e ndërtesës. Shilegovi gjithashtu tha se në gjithë turmën ka parë edhe dy persona të maskuar me pistoletë.

Deputetët e shumicës para se të hyn dhe kur hyri turma janë përpjekur që të hynë në kontakt me ndonjë nga MPB-ja dhe kanë arritur në të.

“Xhaferi kontaktoi me Ministrin e atëhershëm Agim Nuhiu, por ai tha se nuk ka kontroll ndaj policisë. A e dini i nderuari gjykatës se cila është ndjenja të shihni policë se si shohin tentim vrasje të deputetëve, dhe të mos ndërmarrin asgjë”, pyeti Shilegov.