Kërçovë: Investim 100 mijë euro në infrastrukturë

Intervenimi në rrugën “Goce Dellçev”, është shumë i rëndësishëm sepse përbën njërën ndër arteriet më të frekuentuara të qytetit të Kërçovës.

Marketing

Në kuadër të këtij projekti përveç asfaltit të ri është paraparë edhe vendosja e anësorëve, ndërtimi i trotuareve, ndriçimi i ri publik dhe mbjellja e drunjëve.

Kjo ndërhyrje infrastrukturore kap vlerën prej rreth 100 mijë eurosh dhe pritet të përfundojë brenda një muaji, njofton Burim Kadriu nga Komuna e Kërçovës.

Ndërtimi i kësaj rruge jo vetëm se do të lehtësojë qarkullimin rrugor por edhe do të hapë perspektivë zhvillimore për bizneset e vogla dhe të mesme që ndodhen në të dyja anët e kësaj rruge.

Asfaltime dhe meremetime të ngjashme, komuna e Kërçovës ka realizuar edhe në disa pjesë të tjera të qytetit: në rrugën Isen Akioski, në lagjet Bella Kulla dhe Pashinë e epërme, në rrugën e Reshtanit, në rrugën 11 shtatori dhe në disa rrugica të tjera që janë shtruar me pllaka bekatoni.

Projekti më i madh i realizuar brenda këtij viti është stacioni filtrues i ujrave të zeza në Kërçovë, një projekt kapital për mjedisin jetësor i financuar nga BE që kap shumën 8.3 milion euro.