Marrëveshje midis Maqedonisë dhe Greqisë ka rëndësi të veçantë për stabilitetin demokratik në rajon edhe për perspektivën tonë të përbashkët. Për atë u bëj apel të gjithë qytetarëve të vendit tuaj, veçanërisht shqiptarëve të cilët jetojnë këtu për t’i dhënë mbështetje marrëveshjes historike të Prespës, deklaroi sot shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati në pres konferencë me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.
“Të gjithë pajtohemi se shqiptarët të cilët jetojnë në Maqedoni do të jenë mbështetës të mëdhenj të proceseve të cilat vijojnë si edhe një herë dua të apeloj të dalin masivisht të marrin pjesë në ndërtimin e të ardhmes dhe për një jetë më të mirë këtu. Në këtë drejtim do ta vazhdojmë bashkëpunimin me qëllim për të krijuar një mjedis më të mirë dhe më gjithëpërfshirës”, tha Bushati.
Në lidhje me pakicën e Maqedonisë në Shqipëri, Bushati tha se janë bërë hapa përpara me Ligjin për pakicat, me ç’rast, theksoi ai, pakica maqedonase është pranuar si një nga pakicat që përbëjnë mozaikun më të gjerë të pakicave në Shqipëri.
“Kemi vendosur edhe bashkëpunim me komunën e Pustecit, e cila udhëhiqet prej një pjesëtari të komunitetit maqedonas, me takimin i cili ishte midis kryeministrave në Pustec, takimin midis dy qeverive – të gjitha këto janë hapa pozitive në këtë drejtim. Këto nuk janë procese të cilat brenda natës mund të realizohen, por megjithatë me rëndësi të jashtëzakonshme është drejtimi të jetë i vërtetë dhe pozitiv”, vlerësoi ai.
Në lidhje me pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni, Bushati tha se këtë ka realitet të përmirësuar, klimë e përmirësuar bashkëpunimi dhe e kuptimit të përfaqësimit më të mirë të shqiptarëve, para se të gjithash, siç tha, nëpërmjet pozitës së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane. Shtoi se pret që Ligji i gjuhëve që sa më parë të hyjë në fuqi.
“Para dy vendeve tona hapen shumë horizonte të rëndësishme të bashkëpunimit. Sot kemi atmosferë më gjithëpërfshirëse, marrëdhënie më të mira ndëretnike, e sollët Ligjin për përdorimin e gjuhëve që u mundëson të gjithëve të ndjehen të lirë me të drejta dhe liri të barabarta”, shtoi Bushati.
E përsëriti mbështetjen të cilën Shqipëria si anëtare e NATO-s ia jep Maqedonisë dhe se viti 2019 është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe BE-në.
Tha se me Dimitrovin kanë biseduar edhe për zhvillimin e rajonit të Prespës, dhe se së bashku me Greqinë janë duke punuar në përmirësimin e jetës të popullatës pranë kufirit, si shenjë miqësie midis vendeve fqinje.
Shefi i diplomacisë Dimitrov nga ana e tij theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria dëshirojnë ardhmëri të përbashkët evropiane, dhe se për Tiranën është e rëndësishme që Maqedonia të ecë para në proceset euroatlantike.
Theksoi se me Bushatin kanë biseduar për seancën e ardhshme të përbashkët midis dy qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, për ndërlidhjen infrastrukturore përmes Korridorit 8.