Andrea Pirlo ka këshilla për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.
Andrea Pirlo ka ftuar Paulo Dybalan të stërvitet me intensitet më të lartë në Juventus.
Ish mesfushori ka thënë se sulmuesi argjentinas duhet ta ndjekë shembullin e punës së Cristiano Ronaldos.
“Nëse ai stërvitet me dëshirën e Ronaldos, do të jetë e vështirë të mbetet jashtë formacionit”, u shpreh Pirlo për mediat italiane.
“Kur nuk luani, kjo nënkupton se mund të keni bërë më shumë”, shtoi ai.
“Kualitetet e Dybalas nuk janë në diskutim. Por, për t’u bërë futbollist i rëndësishëm në Juventus, ai duhet të gjejë edhe diçka brenda vetes, ai duhet ta bëjë së pari për veten e tij”, theksoi Pirlo.