Fiks fare solli sot fakte të reja për dhunën që ushtrohet nga fëmijëve në qendrën “Unë jam si ju” në Berat
Babai i një djali 12-vjeçar, Aleksandrit, denoncon në Fiks Fare qendrën “Unë jam si ju” në Berat, ku tregon shenjat e dhunës së të birit, ndërkohë që gjatë bisedës me punonjësen, ajo pranon se fëmija ka të paktën 24 orë pa ngrënë. Fiks Fare sjell disa dëshmi nga kjo qendër, ku punonjës dhe praktikantë pranojnë dhunën që ushtrohet ndaj fëmijëve. Babai denoncues deklaron se këtë çështje do e dërgoje dhe në gjykatë.
Fortunato Boçi, ka djalin e tij Aleksandrin 12 vjeç që vuan nga çrregullime të spektrit autik, por duke parë se në Berat është hapur një qendër për trajtimin e këtyre fëmijëve sëbashku me bashkëshorten e tij, kishin vendosur që fëmijën ta dërgonin në këtë qendër. Sipas Fortunato Boçit ” vij për problemin e Qendrës së Zhvillimit në Berat ” Jam si ju” .
Problemi qëndron se kjo qendër nuk është e aftë të zhvillonte djalin tim, djali imë vazhdimisht dhunohej dhe lihej edhe pa ushqim. Ne si prindër sakrifikonim edhe i dërgonim ushqim djalit në qendër për tre muaj rresht, deri me datën 3 Shtator. Ankoheshim tek drejtoresha si është e mundur se djali jonë fle pa bukë. Punonjëset e institucionit na marrin në telefon e na thonë djali juaj është pa bukë, djalit i ka rënë të fikët. Vinim i jepnim djalit ushqim, djali dhunohej, i jepnim fotografit drejtoreshës, nënkryetarit të Bashkisë Berat, por asnjë masë nuk merrej”.
Më tej Boçi shprehet se djalin e kanë lënë në qendër tu zhvilluar edhe më shumë , por këto zhvillime nuk i kishin parë asnjëherë. Madje ata shihnin një ndryshim si prindër tek djali i tyre por për keq jo për mirë. Ai kishte filluar të humbte shumë peshë dhe tëk tuk të ishte edhe agresiv, gujëe që nuk kishte ndodh kurr më parë. “Gjithmonë na thonin do rregullohet, ka ndodhur këtë radhë nuk do të ndodhi më” me këto fjalë na përcillnin shprehet Boçi . Madje drejtoresha u kishte kërkuar prindërve që mos t’i
çonin ë në mënyrë absolute ushqim nga jashtë djalit, pasi ai nuk po hante ushqimin e qendres. Pas kësaj kërkesës së drejtoreshës që prindërit të mo i sillnin më ushqim Aleksandrit 12 vjeçar, në familjen Boçi ishte një javë heshtje. Telefoni nuk u kishte rënë më nga punonjëset për tu thënë se djali kishte ngrënë apo jo siç bënin zakonisht. Në rtë vërtet 12 vjëçarit me çrregullime të spektrit autik, gjatë kësaja jave i kishte rënë të fikët dhe qendra po mundohej ta mbante në gjumë me gjilpëra.
Të dielën prindërit kishin vendosur që pas kaq kohësh të vizitonin fëmijën e tyre dhe tek porta ua nxjerr kujdestarja. Prindërit shohin se djali sapo ishte zgjuar nga gjumi dhe teper i dobët , kur e ëma e pyet nëse kishte ngrenë ai tregon që jo. Përveç këtij fakti në faqet e Aleksandërit vështroheshin qartazi çjerrje, kurse në trup kishte shenja dhunë si kafshime e të nxirra.” Në këto momente nuk munda më i kërkova llogari kujdestares, por ajo ia hodhi fajin turnit para saj.
Nxora telefonin e filmova, kujdestarja na tha që djali një ditë më parë kishte vjellë duke nxjerr një byrek që ajo ja kishte dhënë. Dhe më pas ai nuk kishte konsumuar asgjë” shprehët Fortunato. Madje po atë ditë ai ishte vënë në dijeni se në qendër nuk kishte as mjek pasi ai kishte marr pushimet. I indijuar nga e gjithë kjo babai i Alekandrit kërkon një takim me drejtoreshën por që kjo e fundit nuk e pret. I gjendur në këto kushte ai bën hulumtimet e veta ku merr vesh nga dy studente që kishin punuar në qendër për dhunën që ushtrohej në këtë institucion.
Denoncimit të babit të fëmijës autik të dhunuar i është bashkuar në emisionin Fiks Fare edhe një ish punonjëse e kësaj qendre e cila pak kohë më parë ishte larguar nga puna, për shkelje të etikes, ndërsa kishte fituar gjyqin duke marrë 16 paga shpërblim për largim të padrejtë nga puna.
Ermere Nallbani ish punonjëse e qendrës ” Jam si ju” në Berat tregon se sa keq drejtohej ky institucion nga njerëz të paaftë dhe të pa specializuar. ” Kam 23 vite pune, kur jam futur jam futur pasi jam trajnuar dhe specializuar nga specialistë Angles që kishin ardhur në vendin tonë. Ministri Blendi Klosi me të marrë detyrën testoi të gjithë punonjësit për standardet dhe kjo drejtoreshë nuk e ka marrë provimin. Drejtoresha Alda Shulla më ka nxjerr nga puna për arsyeje etike, pasi unë ngrija problemet që kishte qendra.
Aty ka ndodhur që janë dhunuar fëmijët, ndërsa drejtoresha e institucionit e ka mbyllur pa bërë problem personin që ka dhunuar fëmijët” pohon ajo. “ Duke dëgjuar ngjarjen vajta në mbështetje të personit pasi unë i dija problemet që ndodhin në këtë qendër. Aty janë 11 kujdestare dhe tre specialistë social, të cilët nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin. Kam qenë në punë dhe e kam ngritur si problem drejtoresha më ka larguar nga puna, duke më thën se nuk të duhet gjë ty çfarë bëjnë punonjësit në këtë qendër. Dhe përfundim ja ku jemi sot ” përfundon Nallbani.