Rasti “Tortura”, vijon dëgjimi i “bombave” me dyer të mbyllura

Gjithsej 35 “bomba” po dëgjohen në Gjykatën Penale të Shkupit gjatë procesit të gjykimit në rastin “Tortura” lidhur me arrestimin e Lube Boshkovskit më 6 qershor të vitit 2011. Mijallkov dhe Boshkovski po dëgjojnë “bombat” me dyer të mbyllura. Kjo është bërë me kërkesë të mbrojtjes së të pandehurve, duke përfshirë ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijalkov, i cili në sallën gjyqësore u ankua sepse janë publikuar, siç tha ai, biseda private.

Marketing

Mes 12 bisedave që u publikuan seancën e kaluar, shumica janë të njohur për publikun- ato kur Mijallkov dhe gazetari Dragan Pavlovic Llatas komentojnë mbi arrestimin e liderit të partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski, ndërsa Mijallkov shpjegon se Boshkovskin e kanë kthyer me fytyrë drejt tualeteve dhe pastaj e kanë shtrirë në tokë. Në një nga bisedat, Vllatko, vëllai i Sasho Mijalkovit thotë se është më i lumtur për burgosjen e Boshkovskit sesa për fitoren në zgjedhje.

Në një bisedë tjetër mes Jordan Kamçevit dhe gazetares Olivera Trajkovska , ajo kritikon faktin se Boshkovski është arrestuar një ditë pas zgjedhjeve. “Nuk më pëlqen, thuaj mikut tënd, se një ditë pas zgjedhjeve nuk më pëlqen” – thotë Trajkovska. Për këtë Kamçev shpjegon se Boshkovski është kapur gjatë kryerjes së aktit, pas çka Trajkovska miratoi.