PDSH zhvilloi fushatë në komunën e Sarajit

Partia Demokratike Shqiptare sot në kuadër të fushatës për referendumin e 30 Shtatorit zhvilloi aktivitetet e radhës në Komunën e Sarajit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE.

Marketing

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij para banorëve të Komunë së Sarajit bëri me dije se Maqedonia ndodhet para vendimeve shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, andaj bëri thirrje për një mobilizim shumë serioz për referendumin e 30 Shtatorit, duke theksuar se vota është ajo që e përcakton ardhmërinë e vendit tonë dhe familjeve tona.