Welt porosit gjermanët: Kujdes nga ndihmësit e rrejshëm nëpër rrugët e Ballkanit!

Tashmë është bërë publike edhe në Serbi se të ashtuquajturit “piratët e rrugës” po mashtrojnë shoferët e huaj nëpër rrugët në Serbi.

Marketing

Disa shoferë gjermanë të cilët kaluan nëpër Serbi duke u kthyer nga pushimet u ankuan në mediat lokale se ata nuk kaluan mirë kur makina e tyre u prish në rrugë, përcjell albinfo.ch.

Megjithëse ata kërkuan ndihmë në rrugë, si anëtarë të ADAC, shoqata më e madhe e automobilave evropiane, një mashtrues u erdhi në ndihmë dhe i dërgoi te një mekanik që u kishte marrë sasi të madhe parash për ta riparuar automjetin e tyre.

Kjo është arsyeja pse gazeta gjermane “Welt” ka paralajmëruar të gjithë shoferët të jenë të kujdesshëm veçanërisht kur kalojnë nëpër Serbi.

Në fakt, shoqata më e madhe e automobilave evropiane ADAC ka pranuar vështirësitë e anëtarëve të vet në Ballkan: Një problem është “se në Serbi, Hungari, Bullgari, Kroaci dhe Slloveni, Sllovaki, Lituani dhe Poloni janë aktivë ndihmës të tillë të rremë nëpër rrugë”, tha ADAC., përcjell albinfo.ch.