Ylli i PSG injoron Milan, Juve dhe Barça…

Raportohet se Mancheste City është favorite për të nënshkruar me Adrien Rabiot e Paris Saint-Germain, duke mundur Milanin, Juventusin dhe Barcelonën.

Marketing

Mesfushori 23-vjeçar do të jetë mund të largohet me kosto zero në qershor të 2019 dhe nuk ka për qëllim të nënshkruajë një kontratë të re me Parisin.

Sipas anglezes “Metro”, Rabiot i ka dhënë dritën e gjelbër Manchester Cityt dhe është i gatshëm të nënshkruajë një para-kontratë në janar.

Ai ka luajtur për një vit në akademinë e Manchester City në moshën 14 vjeçare por ndihej larg shtëpisë dhe ka vendosur të kthehet. Tani është rritur dhe situata, fatmirësisht për “Citizens”, duket se ka ndryshuar.