Erë e fuqishme në të gjithë vendin

Era e fuqishme që përfshiu më shumë qytete të Maqedonisë përfshi dhe Shkupin, ka shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit, duke shkulur pemë dhe duke thyer degë të shumta.

Marketing

Në një pjesë të Lagjes Karposh të Shkupit është rrëzuar një kulm, ndërsa në shumë pjesë të tjera janë dëmtuar kabllot elektrike, për të cilat kanë ndërhyrë ekipet e EVN-së.

Është paralajmëruar mbledhje e shtabit të krizës ku do të marrin pjesë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike si: Higjiena komunale, Parqe dhe gjelbërime, Ujësjellësi dhe Njësia e zjarrfikësve.