Pendarovski: Është koha për vendim, të ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane

Është koha për vendim, të ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane porositi koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski gjatë takimeve të djeshme me qytetarët në Komunën e Aerodromit.

Marketing

Në takimet me pensionistët e Komunës së Aerodromit është biseduar për procesin e integrimit në BE dhe në NATO, si dhe për përfitimet nga anëtarësimi në të dyja aleatet më të fuqishme në botë.

“Mbështetjen për integrimin e vendit në NATO dhe në BE e kemi edhe nga Evropa edhe nga bota, për këtë dëshmojnë edhe vizitat në vend të një numri të madh të liderëve evropiane dhe botërorë. Por, ne duhet ta marrim vendimin se çfarë ardhmërie duam për ne dhe për fëmijët tanë. Nuk mund të presim edhe 27 vjet. Tani është koha për vendim. është koha të ndërtojmë shtet sipas rregullave evropiane”, tha Pendarovski.

Në takimin me të rinjtë dhe punonjësit sportivë nga kjo komunë, Pendarovski ka folur për mundësitë që hapen me procesin e integrimit në BE, veçanërisht qasja deri te fondet e reja evropiane përmes të cilat zhvillohet dhe avancohet sporti, por edhe do të krijojnë politika rinore cilësore.

“Evropën do ta sjellim në Maqedoni, kjo do të thotë standarde evropiane, fonde të reja për reforma në më shumë sektorë, ndërsa siç rrjedhin negociatat me BE-në ashtu edhe do të rritet mbështetja të cilën do ta marrim. Për këtë çdo qytetar duhet të dalë, të votojë dhe me këtë të vendosë për ardhmërinë e Maqedonisë. Sepse vetëm me dalje dhe me me votim mund të ndikohet mbi vendimin! Vota e tyre do të dëgjohet. Më 30 shtator të dalim dhe ta japim votën tonë PËR Maqedoninë evropiane”, porositi Pendarovski.

Në takimet me Pendarovskin ishte edhe deputeti i LSDM-së dhe një pjesë e koalicionit “Së bashku për Maqedoninë evropiane”, Dime Vellkovski.