Modriç; mrekullia e bariut të dhive, që arriti kulmin e botës (foto)

Sot ai është në krye të futbollit botëror, por shumë vite më parë askush nuk do të thoshte se kjo mund të ishte e mundur. Kjo është mrekullia e Luka Modric, nga bari dhish, fëmijë i luftës, refugjat dhe i persekutuar nga serbët, të cilët i vranë gjyshin, te topi gjithmonë në këmbët e tij. Nga qielli i Zadar, përmes Bosnjës, Zeprenic , Zagreb, Londër dhe Madrid, ku ai gjeti skenarin më të mirë për të “puthur” trofeun e lojtarit më të mirë në planet.

Marketing

Luka Modric është bërë i njohur edhe përmes dokumentarit të Pavle Balenovic, që i referohet kohës mes viteve ‘89 dhe ‘90. Një ekstrakt i këtij dokumentari u bë publik nga BBC, ku familja e Modric i​shte një nga protagonistët njerëzorë të rrëfimit. Imazhet tregojnë një nga mjediset, në të cilat ai u rrit, duke ndihmuar familjen e tij në kullota me dhi. Një dokumentar që tregon kontrastin e thellë të atyre viteve me realitetin e sotëm të tij te Real Madridi.

Pastaj erdhi fluturimi nga fshati për në Zadarin e tij, ku familja u vendos, duke ikur nga serbët. Jetonin së pari në “Hotel Kolovare” dhe më pas në “Hotel Iz”, derisa gjetën një shtëpi. Luka kaloi orë në parkingun dhe oborrin e tij, respektivisht, me topin e futbollit. Atij nuk i pëlqen ta kujtojë atë kohë. Nga kujtesa preferon të shpëtojë imazhet me një top futbolli në këmbë dhe familjen, në ato momente.

Nëse Modriç duhet t’i dedikojë suksesin e tij dikujt, ky është trajneri i parë, mbrojtësi më i madh dhe “babai i sportit”, Tomislav Basic, i cili vdiq në vitin 2014, kur Luka ishte tashmë në Madrid. Kroati kërkoi leje nga klubi për të marrë pjesë në funeralin e trajnerit të parë.

Modric ëndërroi për të qenë i barabartë me Boban, idhullin e tij, lojtarin e Milanit, kostumin sportiv të të cilit e kishte që fëmijë. Tani, Zvonimir, dora e djathtë e Infantinos në FIFA, e di se Luka e ka tejkaluar atë. Ai, madje, e kujtoi në fjalën përshëndetëse në Londër, si “The Best 2018” tashmë, duke e bërë të qajë Boban.

Mbrëmë, në Londër, në festë u bashkua edhe Vanja, gruaja dhe figura thelbësore në karrierën e tij, si dhe dy djemtë. Aty, Modric jetoi një nga momentet më të veçanta të jetës së tij. Një mrekulli, po të kesh parasysh trajektoren e jashtëzakonshme, nga kullotja e dhive në malet e Kroacisë tek “Olimpi” i futbollit, lojtari më i mirë i vitit në botë.