Ali Ahmeti nga Vrapçishti: Me 30 shtator referendumi do të jetë i suksesshëm

Bashkimi Demokratik për Integrim ka qëndruar në Komunën e Vrapçishtit ku banorëve të fshatrave të cilët gravitojnë në këtë komunë i është kërkuar që të votohet me 30 shtator PËR Maqedoninë në NATO pasi është një e ardhme e përbashkët e gjithë qytetarëve të këtij vendi.

Marketing

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se duhet mbledhur të gjitha forcat, opozitë dhe pozitë pasi ky është projekt i përbashkët për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Besoj se me 30 shtator, ky referendum do të jetë i suksesshëm. Ka nga ata skeptik që thonë se nuk do të jetë i suksesshëm. Me 30 shtator ne themi të votojmë për marrëveshjen, që është dakorduar bashkë dhe dyert janë të hapura për të hyrë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Pasi të dal kjo marrëveshje në gazet zyrtare fillon ratifikimi i kësaj marrëveshje në parlamentin e Greqisë dhe fillon ratifikimi i kërkesës për anëtarësim të Maqedonisë për në NATO. Në qershor të vitit të ardhshëm fillojnë edhe bisedat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Shtabi qendror për referendumin i Bashkimit Demokratik për Integrim, tubimin kryesor dhe përmbyllës do ta mbaj gjatë ditës së nesërme në qytetin e Tetovës me fillim në ora 19:00.