Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeparlamentari do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, transmeton Koha.net.
“Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euro-atlantike të Kosovës dhe Maqedonisë”, thuhet në komunikatë.