Ohri dhe Struga pa farmaci që punon edhe gjatë orëve të natës

Më shumë se një vit, Struga dhe Ohri nuk kanë barnatore gjatë orëve të natës. Për këtë shkak, qytetarët detyrohen që të presin deri të nesërmen për blerjen e ilaçeve të nevojshme. Në shumë raste, kjo paraqet problem.

Marketing

“Sidoqoftë, konsideroj se pacientët kanë nevojë për këtë. Personalisht më ka ndodhur që të dal gjatë natës duke kërkuar farmaci barnatore dhe të gjithat kanë qenë të mbyllura. Patjetër të duroni deri të nesërmen”.

Edhe mjekët amë shprehen se pacientët ankohen te ta, por se janë të pafuqishëm për t’u ndihmuar.

Në Ohër dhe Strugë gjithashtu nuk ka mjekë amë kujdestarë në orët e vona edhe gjatë fundjavës, kështu që rastet më urgjente dërgohen nëpër spitalet e qytetit ndërsa situata më e rëndë është me fëmijët e sëmurë.

Kjo është e tmerrshme. Për shembull, nëse shkoni në Greqi, punojnë deri në ora 12 të natës apo 1 pas mesnatës. Atje ka edhe mjekë kujdestar. Më vjen keq për kolegët në repartin e fëmijëve. Nuk dinë a të kujdesen për fëmijët me sëmundje të rëndë që duan mbikëqyrje intensive apo të shërojnë një diarre. Dihet si kalohet kjo, duhet të ketë repart të posaçëm që do të funksionojë si ambulancë pediatrie – tha Nikolla Filev, mjek amë nga Ohri.

Në të kaluarën, edhe në Ohër edhe në Strugë ka pasur farmaci kujdestarie. Por, për shkaqe sigurie dhe leverdi e dobët financiare, morën vendim me errësimin që t’i mbyllin dyert./alsat-m