Nesër Juventusi do të presë në Torino kundërshtarin më të ashpër në luftën për titull, Napolin. Kjo do të jetë hera e parë, që Carlo Ancelotti dhe Cristiano Ronaldo do të përballen në Itali. Trajneri i njohur italian, fitues i tre Champions-ve, gjatë konferencës së sotme për shtyp foli edhe mbi marrëdhëniet e tij me yllin portugez:
“Kam mirënjohje pa fund për Cristiano Ronaldon. Përtej golave që shënonte kur ishim bashkë te Real Madridi, gjë që na bëri të fitojmë Ligën e Kampionëve, admiroja cilësitë njerëzore dhe profesionale të tij. Jam shumë i lumtur që ka ardhur të luajë në Itali, jo sepse kemi më shumë mundësi për t’u përballur së bashku, por ngaqë është një vlerë e shtuar për futbollin italian”.
Lidhur me polemikat e krijuara nga çmimet e FIFA dhe UEFA-s për më të mirët e vitit, trajneri i Napolit shtoi: “Cristiano Ronaldo gjithmonë duhet ta fitojë “Topin e Artë”, por këtë vit do t’ia jepja me të njëjtën dashuri Luka Modric. Dhe është më mirë kështu”. Së fundi, një pyetje nëse Real Madridi bëri gabim që e shiti CR7 te Juventusi, e dribluar nga trajneri i Napolit: “Nuk dua të përgjigjem për këtë”.