Prangoset shqiptari shumë kërkuar në Portin e Durrësit

Një tjetër shqiptar i dënuar në Itali është vënë në pranga.

Marketing

Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Ermal Daci, nga Tirana.

Sipas policisë, Daci është i dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për trafik femrash për prostitucion.

Njoftimi i Policisë për arrestimin:

Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg.

Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrolllit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

Ermal (Alberto)Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale Shfrytëzim prostitucioni

Rrëmbim personi

Marrëdhënie seksuale me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./syri.net