Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu me rastin e 28 shtatorit, Ditës ndërkombëtare të boshnjakëve ka uruar pjesëtarët e përkatësisë boshnjake në Maqedoni.
“28 shtatori në kalendarin e Kombeve të Bashkuara llogaritet si Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve me këtë rast kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu të gjithë qytetarëve boshnjakë në Maqedoni e sidomos qytetarëve të Komunitetit Boshnjak në Komunën e Çairit iu uron Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Kërkesat e komunitetit boshnjak në Komunën e Çairit në vazhdimësi kanë qenë të trajtuara me kujdesin më të madh edhe atë që nga koha e Kryetarit të parë të Çairit Izet Mexhiti me përfaqësuesin e komunitetit boshnjak Rafet Muminoviç. Në këtë drejtim edhe udhëheqësia e re komunale është e përkushtuar në mundësitë e reja të barabarta dhe prosperitetin e komunitetit boshnjak në Komunën e Çairit!”, thekson në urim Ganiu.