ASHMAA: Janë konstatuar parregullsi gjatë transmetimit të programit të paguar për referendum

Shtatë radioshpërndarës e kanë shkelur Udhëzimin për paraqitje mediatike gjatë referendumit, konstatoi Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, me mbikëqyrjen e mbulimit mediatik gjatë referendumit në periudhën prej datës 21 deri më 27 shtator.

Marketing

Në të kundërt në pikën 34 nga Udhëzimi, 1 TV ka transmetuar propagandë të paguar publike në kuadër të programit të veçantë informativ “Studio e hapur 1”. Radioshpërndarësi i njëjtë, e ka shkelur Udhëzimin edhe në bazë tjetër, pika 28, kështu që në një orë reale, ka transmetuar shumë më tepër nga katër minuta e 30 sekondat e lejuara për Kuvendin e RM-së si porositës i propagandës së paguar politike “PËR” referendumin.

“Koha e ndarë për këtë porositës drastikisht e tejkalon edhe bashkëlidhjen e kohëzgjatjes së prezantimit mediatik – 59 për qind “Për” dhe 41 për qind “Kundër” të vërtetuar në Rregullat për veprim të Trupit koordinativ kuvendor lidhur me udhëheqjen e propagandës publike dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Për këto shkelje kundër radioshpërndarësit janë ngritur procedura kundërvajtëse”, kumtoi ASHMAA.

Shkelje e pikës 28, sipas ASHMAA është konstatuar edhe tek Alsat-M, Kanal 5, Tellma, Sitel, TV 21 dhe 24 Vesti, por kohëzgjatja e propagandës së paguar publike për një subjekt të interesuar, në këtë rast, sërish Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, është në kuadër të raportit kohor të vërtetuar nga Trupi koordinativ kuvendor.

Radioshpërndarësit i janë bashkëngjitue Rregullave për veprim të Trupit koordinativ kuvendor në lidhje me udhëheqjen e propagandës publike dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre, konform të cilave raporti dhe kohëzgjatja e prezantimit mediatik është 59 për qind “PËR” dhe 41 “Kundër”.

Drejtori i Agjencisë, duke marrë parasysh qëndrimin e Këshillit, vendosi që të mos ngrisë procedura kundërvajtëse kundër Alsat-M, Kanal 5, Tellma, Sitel, TV 21 dhe 24 Vesti.