Bogojevski: Ka paralajmërim për përjashtime tjera nga VMRO

Reformatori i VMRO-DPMNE-së, Petar Bogojevski thotë se pret përjashtime tjera nga strukturat udhëheqëse të partisë, pasi komiteti ekzekutiv mbrëmë shkarkoi atë.

Marketing

Siç thotë ai, anëtarët e partisë që dolën dhe votuan në referendum po përjetojnë fyerje dhe poshtërime çdo ditë nga anëtarët e partisë duke i quajtur tradhtarë dhe maqedonas veriorë.

‘Thjeshtë shkatërruan kombin, unë nuk mund të jem pjesë e asaj partie për aq kohë sa kjo dhunë vazhdon. Çfarë metode është ajo ku regjistrohen ata që votojnë? Ky shkarkim për mua paraqet lehtësim’, shprehet Bogojevski në intervistën për TV NOVA.

Sipas tij, fryma e Gruevskit është ende e pranishme në parti, gjë që e bën të pamundur që ajo të transformohet.
Sipas tij, rreth 250.000 anëtarë dhe përkrahës të VMRO-DPMNE-së nuk dolën të votojnë.

Largimi i tij, shton më tej ai paraqet mesazh që u dërgohet atyre që dolën të votojnë.

‘Ka paralajmërim për përjashtim të të gjithë atyre që kanë qëndrim ndryshe nga partia, domethënë të gjithë ata që nuk bojkotuan janë në shënjestër. Pas njoftimeve të djeshme, unë jam thellësisht i shqetësuar për drejtimin në të cilin po lëvizë partia, shton ai.