Shqipëria nuk ka arritur të tregojë asgjë në ndeshjen kundër Jordanisë. Ata kanë barazuar në Elbasan Arena me rezultat 0-0, derisa nuk ishin në gjendje që rastet e shumta ti konvertojnë në gola.
Paraqitjet e dobëta të Kombëtares shqiptare kanë vazhduar edhe në miqësoren e saj të fundit me Jordaninë.
Djemtë e Panuccit e filluan mirë në këtë ndeshje dhe kishin disa herë mundësi për të shënuar por nuk arritën që rastet e tyre ti shndërrojnë në gol.
Rasti më i mirë ishte ai i Grezdës në fillim të ndeshjes por që ai dështoi për të shënuar nga një afërsi duke gjuajtur topin mbi traversë.
Po në Grezdën u shkaktua një ndërhyrje e palejueshme e cila përsëri nuk u referua nga gjyqtari.
Me rezultat 0-0 përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë prapë filloi me një dominim të lehtë të Shqipërisë.
Manaj nuk arriti që të shënoi nga goditja e lirë, e në ndeshje nuk pati impak as inkuadrimi i Bakajt.
Panucci bëri gjashtë zëvendësime në pjesën e dytë por prapë ata nuk e patën impaktin e duhur në këtë ndeshje.
Ndërkohë, Jordania krejt çka bëri ishin disa kundërsulme të cilat nuk arriti që ti konkretizoi në gol.
10 minutat e fundit u dominuan nga Shqipëria dhe në minutën e 84’të u godit edhe shtylla.
Megjithatë edhe pse pati 5 minuta shtesë, në fund rezultati përfundoi 0-0, madje në minutën e 4 shtesë Shqipëria ishte afër për të shënuar golin e parë.
Të dielën Shqipëria luan kundër Izraelit në Tel Aviv në kuadër të Ligës së Kombeve në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve.