Ndryshimet Kushtetuese morën dritë jeshile nga Komisioni amë

Me dhjetë vota “për”, shtatë “kundër” dhe pa abstenim Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas debatit dyditor e miratoi propozimin e Qeverisë për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës.

Marketing

Janë sjellë konkluza për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese dhe Qeveria në afat prej 15 ditësh të përgatisë projekt-amendamente dhe t’ia dorëzojë Parlamentit.

Pasi përfundoi debati për këtë propozim, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se që të qaset drejt ndryshimit të Kushtetutës në seancën e cila duhet të mbahet të hënën do të nevojitet shumicë votash prej dy të tretash.