Etrit Berisha: Në Izrael të kënaqur edhe me barazim, vendimtare me Skocinë

Portieri Etrit Berisha doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së të dielës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit, duke u shprehur se kombëtarja do të synojë fitoren në këtë takim, por u shpreh se edhe një barazim do të ishte një rezultat me vlera.

Marketing

“Mundësitë ekzistojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak”.

Fitorja e Izraelit me Skocinë: E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi. Ne e njohim pak a shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme. Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja vendimtare do të jetë me Skocinë.

Qëndrimi tek Atalanta: Kisha mendjen të luaja në Europa League. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën. Jo gjithçka ka shkuar siç duhet , por jam i përqendruar. Në stol tek Atalanta? Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jam i qetë. Besoj se do të kthehem shpejt.”

Të rinjtë në kombëtare: Momentalisht ka shumë prurje. Është e vështirë për ne jemi në skuadër që të flasim. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shpejt, sepse ka pak ndeshje miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt.