Si të dallojmë alergjinë nga e ftohura?

Nëse keni rrjedhje dhe bllokim hundësh, ose keni teshtima dhe kollitje mendimi juaj i parë është se jeni ftohur. Nëse i dini mirë dallimet mes tyre jeni në gjendje të gjeni edhe metodën për t’u lehtësuar.

Marketing

Si ta dalloni kur jeni i ftohur?
E ftohura është diçka e zakonshme, e cila shkaktohet nga një virus. Por ja disa nga tiparet kryesore të ftohjes së zakonshme:

Përveç kollitjes dhe teshtitjes, simptomat e të ftohurës mund të shoqërohen me dhimbje fyti dhe me hundë të bllokuara.
Ftohjet më të rënda se të zakonshmet mund të shkaktojnë dhimbje koke, ethe dhe dhimbje të trupit.

Nga e ftohura e zakonshme marrja e vetes është e shpejtë.
Nëse simptomat zgjasin më shumë se një javë ose dy, duhet të merrni masa pasi mund të kthehet në infeksion.
Por njerëzit që vuajnë nga alergjia mund të jenë më tepër të prirur për t’u ftohur.

E ftohura nuk ka një kohë të caktuar se kur mund t’u kapi. Madje edhe në stinën e verës mund të ftoheni. Fëmijët e vegjël mund të ftohen pak më shpejt se të rriturit për shkak se sistemi imunitar i tyre është pak më i dobët.
Por meqë e ftohura dhe alergjia kanë simptoma të njëjta ja se si ti dalloni:

Ftohja:
Lodhje
Dhimbje trupi
Dhimbje të fytit
Ethe

Alergjitë:
Keni kruajtje të syve
teshtima
Skuqje të lëkurës