Monaco ka konfirmuar zyrtarisht caktimin e Thierry Henryt në detyrën e trajnerit të klubit.
Henry do të marrë hapat e parë si trajner te klubi ku e filloi karrierën. Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Legjenda e Arsenalit kështu plotëson një ëndërr të kahmotshme të rikthimit te klubi i principatës.
“Fillimisht, dua të falënderoj Monacon që më dha mundësinë të drejtoj klubin që është shumë i veçantë për mua”.
“Jam shumë i lumtur që po kthehem te Monaco dhe tejet i përkushtuar për sfidat që po vijnë. Mezi pres t’i takoj lojtarët dhe të punojmë së bashku”, u shpreh Henry.