OSMANI: Jam i bindur në pafajësinë time (VIDEO)

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në një konferencë për shtyp tha se beson në pafajësinë e tij dhe pret se për një kohë të shkurtër këtë ta vërtetojë edhe Prokuroria

Marketing

Osmani tha se personalisht ai ka kërkuar që të hapet hetim për rastin e PSP “Pacienti”.

“Unë kam pritur edhe në fazën para hetimore që të thirrem nga Prokuroria. Tani hetimi veç më se është hapur dhe unë kam mbledhur të gjithë dokumentacionin përmes të cilës qartësisht se vendimet e mara janë ligjore dhe në interes të qytetarëve”.

Osmani shtoi se ky dokumentacion i mbledhur sot në mëngjes iu është dorëzuar Prokurorisë, ndërsa në periudhën në vazhdim do të dorëzohen edhe dokumente plotësueses.

Bujar Osmani së bashku me disa persona tjerë është i akuzuar në rastin e PSP “Pacienti”, për shkak të dyshimit të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave.