Holanda ka mposhtur Gjermaninë me rezultatin 3-0 në ndeshjen e rëndësishme për Ligën e Kombeve.
Ishin gjermanët që e filluan më mirë takimin duke mbajtur nën presion “tulipanët” por në minutën e 30’ Virgil Van Dijk zhbllokoi shifrat për t’i dhënë avantazhin përfaqësueses së tij.
Në pjesën e dytë, Gjermania ishte më kërkuese për të barazuar shifrat por Sane dhe Werner u treguan të pasaktë.
Pas shumë tentativash, Gjermania u “Fundos” në minutën e 87’ me Memphis Depay konkretizoi në gol kundërsulmin e Holandës.
Ndërsa golin e tretë dhe të fundit të takimit e shënoi Wijnaldum në minutën e 92’.
Shenj e mirë kjo për Koeman i cili po bën mirë me Holandën, kurse Low në anën tjetër po i “lëkundet” posti i tij.