Kallëzim penal edhe për një ish kryetar komune për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Ish kryetari i Komunës së Berovës, Dragi Nagjinski dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke punësuar persona pa shkollim adekuat për vendin e punës.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme i ka ngritur kallëzim penal pasi ka ardhur në përfundim se ish kryetari madje personave të punësuar pa shkollimin adekuat ua ka lëshuar rrogat si të kenë përgatitje fakulteti, dhe kështu në tre punësime që janë zbuluar, ai ka dëmtuar buxhetin e shtetit për afro 10 mijë euro. Në rastin e parë, kryetari ka punësuar një femër nga fshati Budinarci. Ajo ka marrë rrogë sikur të ishte drejtoresha e repartit, ndërsa ka punuar vetëm si referente.

“Në periudhën prej 1 janarit të viit 2016, deri më 31 tetor të vitit 2016, asaj i është lëshuar rrogë sikur të jetë udhëheqëse sektori, ndërsa ka qenë e punësuar si referente. Me këtë veprim, i kallëzuari e ka dëmtuar buxhetin e komunës së Berovës për 199 mijë e 488 denarë”.

Në rastin tjetër, përsëri kryetari ka punësuar një femër si referente dhe edhe pse ka pasur vetëm shkollën e mesme, ka marrë rrogë sikur të ketë fakultet. E ka dëmtuar buxhetin e komunës për afro 500 euro.

Personi i tretë që është punësuar, është një zjarrfikës. Edhe pse komuna nuk ka patur para të parapara në buxhet për këtë angazhim, zjarrfikësit rrogën ia kanë paguar nga donacione të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që ishin destinuar për Njësinë Rajonale Zjarrfikëse.