Grubi deputetëve: Mos u fshihni pas popullit dhe mos mendoni për zgjedhjet e ardhshme

Fjalimi i deputetit të BDI-së Artan Grubi në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Për shkak të sfidimit të kohës së tyre, për shkak të idesë, besimit, për shkak të bindjes, Krishti është kryqëzuar, profeti Muhamedi a.s. është përndjekur, reformatorët janë shpallur heretik, ata që s’kanë menduar njejtë janë shtypur, janë privuar nga liria, por edhe janë ekzekutuar përgjatë historisë e deri më sot e kësaj dite.

Por, kanë qenë të vetëdijshëm për atë që e bëjnë. Kanë besuar dhe kanë qenë të guximshëm, janë viktimizuar me vetëdije sepse janë angazhuar për një të nesërme më të mirë. Dhe kanë fituar, ideja e tyre ka ngadhnjyer!

Në vijimësi, cila është e nesërmja më e mirë për të cilën pajtohemi dhe angazhohemi së bashku?

NATO dhe BE.

Të nderuar koleg, të gjithë ne përpilojmë fjalim që i njëjti të bëhet historik. Por, sot do të flasim që të bëhemi e ardhmja.

Për të ardhmen nuk flitet historikisht, veprohet më vizion.

Për këtë arsye do të flas për shpresën, jo për dëshpërimin, për integrimin, jo për izolimin, për progresin, jo për regresin, për paqen, jo për trazira, për guximin, jo për frikën, për ardhmërinë, jo për të kaluarën.

Ndërsa e ardhmja, e ardhmja e qëndrueshme ndërtohet me guxim e jo me histori.

Ndërtohet me vepra të guximshme, vepra pothuajse heretike për të tashmen, por që vlerësohen në të ardhmen.

E historia, historia le të na shërbej që ta dijmë si kemi ardhur deri sot, të përkujtohemi, të mos e harrojmë dhe gjithsesi të mos e përsërisim.

Eh.. koleg të mi të dashur, siç theksova kur e ratifikuam ligjin për marrëveshjen, para nesh kemi tre butona, dhe vetëm dy rrugë!

Tre butonat janë: i gjelbërti për të ardhmen, i kuqi për mosqenie dhe i verdhi për stagnim.

Ndërsa nga dy rrugët, të parën veç më e kemi kaluar. Rruga tjetër është e panjohur!

E para është izolimi, qëndrimi në vend, gjendje pa perspektivë, mosqenie, trazira!

E dyta është gjendje pritje por, njëkohësisht edhe shpresë, e panjohur por, prap e ditur, e përkrahur nga tërë bota demokratike.

Tani të kthehemi në thelb.

Çfarë do të thotë kur themi se dijmë diçka? Si e dijmë ne se dijmë? A ka dikush përgjigje për këtë?

Për këtë arsye vlerësoj se është koha që të bisedojmë për dijen! Të kthehemi në esencë dhe të vijmë deri në të tashmen.

Epistemologjia e cila e studion diturinë do të kishte thënë se të gjithë ata dhe shumë të tjerë në mënyrë heretike e kanë sfiduar diturinë e deriatëhershme dhe e kanë avancuar që të arrijnë deri në progres dhe të mos ngelin në status quo.

Paramendojeni të tashmen nëse Njutoni, Anshtajni, Koperniku, Teslla, Belli, Pitagora dhe shumë të tjerë do të ngelnin indiferent dhe nuk do ta kishin sfiduar të tashmen e tyre dhe do të ishin konformistë?

Paramendoni dhe krahasojeni guximin dhe antikonformizmin përgjatë historisë të personave nga nënqëielli ynë si Goce Dellcev, Pitu Guli, Jane Sandanski, Skenderbeu, Hasan Prishtina, Adem Jashari, Kemal Ataturku, ose që nga më herët, Justinijani i Parë, ose Konstantini i cili ka vendosur të bëhet i krishter dhe ta zhvendos Perandorinë Romake në Bizant, Konstantinopol ose në Stambollin e sotshëm.

Të gjithë ata dhe shumë të tjerë e kanë sdiduar të tashmën e tyre, status quo-n, diturinë e atëhershme, por edhe në mënyrë heretike kanë vepruar në kohën e tyre, kundër të gjitha bindjeve, kundër të gjitha manistream mendimeve, kundër të gjitha zakoneve dhe besimeve. Janë shtypur, janë dëbuar, janë përqeshur.

Por sot, ju jemi felenderues.

Për këtë qëllim, duke e pasur parasysh fuqinë e duarve Tuaja, duke mos e konsideruar konfrontimin dhe kalkulimet partiake, duke e ditur rëndësinë e vendimit, paramendojeni vendimin tuaj me guximin e njëjtë të të lartpërmendurve dhe me vizionin Tuaj personal për të nesërmen.

Provokojeni populizmin dhe mosdijen, respektojeni detyrën dhe qëndroni në anën e duhur progresive, njëkohësisht edhe të historisë dhe të së ardhmes.

Mos u fshehni pas popullit, ju jeni të zgjedhur që ta udhëhiqni popullin e jo të udhëhiqeni nga populli. Mos mendoni për zgjedhjet e ardhshme, mendoni për gjeneratat e ardhshme, bëhuni protagonist e jo statist.

Të nderuar, e vërteta dhe gënjeshtra janë si druri dhe hija. Hija është gënjështra, druri është e vërteta, hija është e përkohshme, druri është i përhershëm. Ne, sot e mbjellim drurin, ndërsa ju po flisni për frikën e hijes së përkohshme. Hija evropiane, me të gjitha mangësitë e saj, prapë se prapë është më e mirë se shfaqja e pamëshirshme në diellin e fortë pa kurfar mbrojtje.

Marketing