A duhet falur dhunuesit e Ziadin Selës?

“Jam i gatshëm të fal për 27 prillin, iu zgjas dorën për falje e di që kjo ka çmim dhe jam i gatshëm që ta paguaj këtë çmim vetëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe brezave të rinj” u shpreh kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot nga kuvendi duke ju drejtuar deputetëve të VMRO-së.

Marketing

Menjëherë ka qenë reagimi i ashpër i ASH-së dhe vet Selës ku Sela dyshon nëse kryeministri ka pasur ndonje hall apo sherr privat apo familjar me 27 prill.

“Nuk e di kryeministri a ka pasur ndonje hall apo sherr privat apo familjar me 27 prill qe po shtron doren e pajtimit. Nqs fjalen e ka per ngjarjet e 27 prillit ne kuvend, ai nuk eshte mbi institucionet, mbi drejtsine, eshte i zgjedhur kryeminister i vendit dhe jo mbret i tij” deklaroi Sela

Edhe BESA e Gashit ka reaguar duke thënë se politika duhet mbajtur larg duart nga gjyqësori.

“Parimisht jemi në qëndrimin se politika nuk ka të drejtë dhe nuk do të duhej në asnjë mënyrë të përzihet në punët e gjyqësorit. Çlirimi i drejtësisë nga politika është parakusht i shtetit të së drejtës dhe i perspektivës evropiane. Pajtimi është i mundur kur të kërkohet falje dhe kur dikush e merr përgjegjësinë. Hëpërhë shpresojmë se për këtë do të vendosë drejtësia”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani.

Ndërsa deputetët e VMRO-së e kanë thumbuar më keq kryeministrin Zaev pasi sipas tyre Zaev thotë se gjyqësori është i pavarur, ndërsa ofron amnisti.

“Si mund në emër të gjyqësisë ai të ofron amnisti, kur ajo është e pavarur. Ato janë dëshira të kota të Zaevit për ndryshime kushtetuese. As që mund tani të jap qëndrim, as të komentoj për momentin”, tha Tarçullovski deputet i VRMo-së i cili akuzohet për 27 prillin.

Ndryshe nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese Maqedonia do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.