Korrupsioni si temë është i pranueshëm në media, por raportimi për këtë fenomen më së shumti paraqet vetëm një raportim për ngjarje të tanishme. Tani për tani ka një ton asnjënës dhe lajme që bazohen në një ose dy burime. Korrupsioni raportohet, por nuk ndiqet dhe nuk hulumtohet thellësisht dhe në vazhdimësi.
Kështu thuhet në mbikëqyrjen e raportimit medial për këtë temë në Maqedoni që është realizuar nga 13 prilli e deri më 13 qershor, 2018, në kuadër të projektit “Së bashku për liftë kundër korrupsionit”.
Analiza me 406 shembuj të korrupsionit të emituara në pesë televizione komnbëtare, TVM1, TVM2, Sitel, Telma dhe Alsat-M u prezantua sot.
Marija Dimitrovska nga DESO, organizata që kreu mbikëqyrjen, thotë se vërehet dallimi në media, për mënyrën se si raportohet korrupsioni. Sipas saj, TVM1 dhe 2 kanë patur më pak raportime, kurse Telma dhe Alsat-M kanë patur më shumë raportime.
Bardhyl Zaimi, pjesë e projektit, thoë se kanë përpunuar një doracak për t’u ndihmuar gazetarëve që e hulumtojnë korrupsionin, për të kuptuar termat juridik.
Përndryshe, në projekt janë përfshirë 15 gazetarë dhe redaktorë nga media të ndryshme, kurse financiarisht projekti u ndihmua nga Delegacioni i BE-së në Shkup.