Zv. Kryeministri Bujar Osmani në emisionin Real Story në Vizion Plus ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme do të mësohet nëse vendi do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij këto orë janë dramatike për Maqedoninë, për të gjetur 80 deputetë, votat e të cilëve janë të domosdoshme për ndryshimet kushtetuese.
“Referendumi ishte i suksesshëm, 91 për qind e atyre që votuan, votuan pro, andaj ne kemi mandat që t’ju qasemi ndryshimeve kushtetuese dhe të hapim rrugën drejt NATO-së dhe BE-së”, tha Osmani.