Gjykata e Apelit ka miratuar vendimin në bazë të së cilit miratohet ankesa e deputetit Kërste Mukovski, për lëndën që ka të bëjë me “dhunën e 27 prillit”.
Në bazë të vendimit në fjalë, hidhet poshtë vendimi i Gjykatës Penale dhe miratohet vendim në bazë të së cilit hiqet masa e paraburgimit shtëpiak, duke e zëvendësuar këtë masë me marrje të pasaportës dhe obligimit për t’u paraqitur në Gjykatë.