Ka përfunduar barazim 2:2 derbi mes Chelsea dhe Manchester United i zhvilluar në ‘Stamford Bridge’.
Chelsea dhe Manchester United kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në derbin e javës së nëntë në Premierligë, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.
Antonio Rudiger në minutën e 21’ shfrytëzoi në mënyrën më të mirë markimin jo të mirë nga Pogba, për epërsinë 1:0.
Me rezultat 1:0 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Manchester United arriti të përmbysë rezultatin falë paraqitjes fantastike të Anthony Martial, që realizoi dy herë.
Francezi barazoi në 1:1 fillimisht në minutën e 55’, ndërsa në minutën e 73’, shënoi për 1:2.
Kur po luhej minuta e 96’, Chelsea arriti të barazonte rezultatin në 2:2, kur shënoi Ross Barkley.