Aksident në Ohër, një i vdekur dhe 5 të lënduar

Një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 1:25 në dalje të qytetit të Ohrit drejtë Kërçovës.

Marketing

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi D.R. (38) nga Ohri i cili ka drejtuar veturën e markës “Fiat Punto” me targa të Ohrit. Në fatkeqësinë rrugore lëndime të rënda ka marr edhe bashkudhëtarët e tij L.S. (51), I.R. (51), I.Gj. (56) dhe J.K.S (35) të gjithë nga Ohri. Në aksidentin rrugor është lënduar edhe A.M. (31) nga fshati Leshani i Ohrit i cili ka drejtuar veturën e markës “mercedes” me targa të Ohrit.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet nga SPB e Ohrit dhe Prokurori Publik.