Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.
Është paraparë në sallën gjyqësore të kontrollohen video regjistrimet e kamerave e Kuvendit të bëra më 27 prill.
Në seancën paraprake gjyqësore ishte hetuar dëshmitari i mbrojtur S1, i cili rreth tre orë ishte marrë në pyetje para prokurorisë, ndërsa të tjerët gati gjashtë orë janë përgjigjur në pyetjet e tërthorta të mbrojtjes. Opinioni ishte përjashtuar, nga dëshmia e dëshmitarit të rrezikuar, ndërsa të akuzuarit i kanë mbrojtur edhe mbrojtësit sipas detyrës zyrtare dhe avokatët e tyre të cilët ishin dënuar me nga 1.000 euro për shkak të mosrespektimit të gjykatës.
Seanca e sotme gjyqësore do të jetë e para pas lëshimit në arrest shtëpiak të tre deputetëve të VMRO-DPMNE-së Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski dhe Luben Arnaudov dhe votimi i tyre për ndryshimet kushtetuese të premten në Kuvend.
Për rastin “27 prill” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.
Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen,n Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski,
Zakariе Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski