anë dashur dy vjet përgjime e hetime për zbulimin e aktivitetit kriminal ku akuzohen si të përfshirë edhe dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Duke iu referuar burimeve nga prokuroria “BalkanWeb” raporton se Çuko dhe Ndoka u zbuluan nga grupi kriminal Avdulaj.
Hetimi mësohet se ka nisur që në dhjetor të vitit 2016 dhe prej dy vitesh ky grup ishte në përgjim. E pikërisht këto përgjime kanë çuar dhe tek dy ish-deputetët që u arrestuan ditën e djeshme në Tiranë.
MIK ME AVDULAJ
Nga përgjimi ka rezultuar se Arben Ndoka kishte mik një nga anëtarët e grupit të Avdulajve. Po kështu Çuko është dëgjuar teksa i kërkohej transferimi i të burgosurve.
Gazetarja Lala raportoi se prokuroria ka zhvilluar hetim në tre drejtime, një për grupin, një për Arben Çukon dhe një për Arben Ndokën.
Urdhër arresti për ish-deputetin dhe ish-drejtorin e Burgjeve Arben Çuko u ekzekutua dje nga policia dhe ai u dërgua në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Rreth dy muaj më parë Çuko u shkarkua nga posti dhe vendin e tij e zuri Stefan Cipa. Motivacioni i këtij ndryshimi ishte rritja e sigurisë në burgje.
Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë në atë kohë thuhej se “ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”.
Pas Arben Çukos, urdhër arresti erdhi edhe për ish-deputetin tjetër të Partisë Socialiste Arben Ndoka.
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për shtetasin Arben Ndoka, 46 vjeç, nga Lezha, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “Arrest në burg”.
Ai dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.