Reali mendon ta transferojë Ibrahimoviqin në janar

Sulmuesi suedez mund të bëjë një rikthim të papritur në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit. Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë lojtari kryesor në skuadrën e LA Galaxy.

Marketing

Spekulimet për të ardhmen e tij vazhdojnë të jenë të mëdha dhe së fundmi është raportuar që ai mund të kthehet përsëri në Evropë. Në të vërtetë në listën e atyre që bisedojnë me 37-vjeçarin këtë janar janë drejtuesit e Real Madridit, të cilët pas formës së dobët që po kalojnë, po mendojnë ta sjellin Ibran në ekip për të paktën gjashtë muaj, pra deri në fund të sezonit.

Ideja e integrimit të Ibrahimovic në skuadrën e Realit është entuziasmuese për drejtuesit e klubit madrilen. Oferta e Realit është joshëse, prandaj edhe Galaxy mund të bindet ta lejojë largimin e tij. Ibra me fanellë të Realit, duke më shumë se një mundësi.