Radja Nainggolan është duke e shënjestruar rikthimin në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës.
Radja Nainggolaan e ka ndrydh kyçin e këmbës në fitoren e Interit ndaj Milanit, andaj përfundimisht nuk do të luaj nesër (e mërkurë) ndaj Barcelonës.
Mesfushori belg gjithashtu ka humbur edhe ndeshjen ndaj Lazios në Serie A, mirëpo po tenton të rikthehet në ndeshjen e dytë ndaj katalonasëve.
Interi do të përballet me Barelonën më 6 nëntor në ndeshjen kthyese, ndërsa Nainggolan e dëhsiron rikthimin për atë ndeshje.
Nerazurët kanë konfirmuar se belgu do të mungoj për më shumë se tri javë, andaj mbete të shihet nëse ai do të rikuperohet.