EVN Maqedoni, kompania me sigurinë më të lartë në punë

Siguria dhe shëndeti në punë janë baza themelore për funksionimi e një kompanie. Ndërsa, kushti kryesor për punë të suksesshme është shëndeti i punëtorëve. Kështu u shpreh ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska duke shtuar se deri në muajin gusht të këtij viti, Inspektorati shtetëror i punës ka kryer mbi 8 mijë kontrolle nëpër kompani për të vërtetuar nëse respektojnë të drejtat e punëtorëve.

Marketing

“Nëse në vitin 2017 kemi pasur 7 mijë vizita të kompanive, në vitin 2018, deri në muajin gusht kemi pasur 8 mijë vizita në kompani për siguri dhe shëndet në punë. Qëllimi nuk është të bëjmë presion por qëllimi është edukimi, bashkëpunimi dhe besimi. Sepse, respektimi i rregullores për siguri dhe shëndet në pune na jep bazë që kompanitë të përmirësohen, më shumë të investojnë në kapacitet e tyre për mbrojtje të punëtorëve dhe me këtë kemi kompani më kualitative dhe produktive”, deklaroi Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

EVN Maqedoni, në vitin 2017 ishte fitues e çmimit ndërkombëtar për siguri dhe shëndet në punë. Përfaqësuesi i saj Shtefan Peter tha se kjo është si rezultat i investime për siguri dhe shëndet në punë.

“Vlerësoj se të gjitha industritë janë të bashkuara rreth një qëllimi të përbashkët, që të kenë zero fatkeqësi në punë dhe aq më pak raste të vdekjes në punë. Për të gjitha këto janë të nevojshme investime në pajisje të caktuara që do ta mundësojë atë, dhe shumë investime në edukimin e njerëzve dhe është e patjetërsueshme që çdo vit të përsëriten të gjitha. Vlerësoj se investitorët e huaj janë ato që japin një vlerë shtesë të sigurisë në punë”, tha Shtefan Peter, EVN Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë Sociale, në vitin 2017 kanë humbur jetën 14 punëtor, ndërsa 1.693 kanë marrë lëndime të rënda.