Rusia a do të heq dorë nga Maqedonia, flet eksperti në SHBA

Eksperti për marrëdhënie ndërkombëtare dhe hulumtues i Universitetit të Karolinës Veriore, Dimitar Beçev thotë se Rusia do të vazhdojë edhe më tej të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, por nuk ka fuqi të pengojë anëtarësimin e saj në NATO, në rast se zbatohet Marrëveshja me Greqinë.

Marketing

Beçev që është drejtor i Institutit për Politika Evropiane në Sofje në intervistën për Evropa e Lirë thotë se Rusia do të vazhdojë me politikat e saj oportuniste në Ballkan, duke shfrytëzuar çdo situatë të përshtatshme për propagandë dhe ndikim në terren. Sipas tij, Ballkani nuk është terreni kryesor i Rusisë, për shkak se ka çështje të tjera më të rëndësishme.

Ai tha se nuk dihet se cili do të jetë ndikimi i saj në Ballkan, por ajo nuk do të heq dorë. Beçev thotë se karta e propagandës është ana e fortë e rusëve për të future hundët në Ballkan dhe për të bërë lojën e tyre.