Zonë e re fitensi në komunën e Çairit

Agjencia e Rinisë dhe Sportit në komunën e Çairit lëshoi në përdorim një zonë të re fitnesi.

Marketing

Fitens zonën e re zyrtarisht e lëshoi në përdorim drejtori i Agjencisë të Rinisë dhe Sportit, Darko Kaevski së bashku me kryetarin e komunës Visar Ganiu.

“Dua që të dërgoj një mesazh për përdorimin e duhur dhe maksimal të kësaj zone të fitnesit nga ana e të gjithë qytetarëve”, tha Kaevski.

Ai shtoi se Agjencia e Rinisë dhe Sportit edhe në të ardhmen do të vazhdojë me investimin dhe përkrahjen e sportit në këtë komunë.