Qytetarët dënojnë aktet vandale në parkun e qytetit (Video)

Dekorimet në drunjtë e vjetër që u bënë në parkun e qytetit, gjatë mbrëmjes së djeshme dikush i ka shkatërruar.
Fëmijët që sot erdhën në parkun e qytetit, ato i gjetën në këtë gjendje.

Marketing

Qytetarët dënojnë këtë akt vandal dhe shprehen të habitur se si mundet që një gjë e bukur t’i pengoj dikujt.

“Kjo është keqardhje, çfarë u pengoi kjo, është për tu habitur, si mundet që diçka e bukur, dhe që është interesante edhe për fëmijët dhe të rriturit. Unë kalova këtu, për ta parë dhe kur pash ishte e dëmtuar. Të ndalojnë me këto punë, kjo sjellje nuk na dërgon në asnjë vend”, tha qytetarja.

“Shiko e gjitha është dëmtuar shihet qartë, kjo ishte e mirë tek parku. 00 32 Mesazhi im deri tek qytetari i cili e bëri këtë është të mos i dëmtoj bukurit e parkut, nëse jo mos të vijnë në park”, u shpreh qytetari.

Nga qyteti i Shkupit apeluan deri tek këta persona që të kenë kujdes dhe mos të shkatërrojnë bukuritë e qytetit.

“Sigurisht e dënojmë këtë akt. Do të kishim apeluar të gjithë qytetarët që të kenë më shumë kujdes sepse realisht qëllimi ynë, por edhe i qytetarëve është që të krijojmë një qytet sa më të mirë dhe më komod”, tha Valon Salihu Zëdhënës i Qytetit të Shkupit.

Ndryshe bëhet fjalë për dekorime të cilat NP “Parqe dhe Gjelbërime” i vendosën nëpër disa parqe të lagjeve të Shkupit.

Nga qyteti i Shkupit thonë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla vandale. Më herët në parkun e Qytetit janë dëmtuar ulëset dhe koshat e mbeturinave.

Marketing