Në opinion është aktualizuar tema se a do të sigurohen 80 vota deputetësh për heqjen e imunitetit të deputetit, ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Opinioni është i ndarë për këtë çështje, përderisa disa thonë se vështirë do të sigurohen 80 vota deputetësh për heqjen e imutitetit të deputetit Gruevski, të tjerët thonë se janë krijuar kushtet që “shqelmin” t’i jep edhe vet partia e tij dhe anëteraët e saj të cilët gjatë 11 viteve të regjimit të tij kanë qenë nën presione të ndryshme, shkruan Zhurnal.
“Për marrjen e mandatit duhet 80 vota. Kryetari komisionit për çështje të imunitetit është nga e njëjta parti e ish-kryeministrit, 8 deputetet e VMRO-së që votuan për ndryshimet Kushtetuese nuk besoj që do të votojnë për heqjen e mandatit të deputetit të kryetarit të nderit të partisë së tyre edhe pse janë shkëputur nga partia. Kjo çështje do të zhagitet edhe një kohë derisa të qartësohen disa procese të filluara. Mëqense mbi supe të Gruevskit janë edhe disa vepra të rënda penale ai nuk do të mund t’i shmanget vuajtjes së dënimit”, tha për Zhurnal, Zudi Xhelili, ish-deputet.
Nga ana tjetër, gazetari dhe opinionisti Naim Sinani thekson se për heqjen e mandatit të një deputeti që duhet të shkoj në burg, për keqpërdorim të pushtetit, nuk duhet të ket dilema, prandaj është i pritshëm në vendim pro kërkesës së gjykatës.
“Mandati i deputetit ish kryeministrit Nikolla Gruevski mvaret nga votat e 80 deputet. Sipas të gjitha gjasave dy të tretat e votave do të sigurihen me mbështetjen edhe të 8 ish bashkë partiakëve të tij, të cilët janë shkëputur nga VMRO-DPMNE dhe janë formuar grupin e tyre parlamentar. Ata duken të jenë afruar me shumicën parlamentare, prandaj nëse kjo e fundit e dëshiron, Gruevski do të shkojë në burg si qytetarë i thjeshtë”, thekson për Zhurnal, Naim Sinani, gazetar dhe opinionist.