Agon Amiga ofendon rëndë Ledri Vulën në këngën e re

Para pak ditësh Agon Amiga e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor por pa videoklip.
“Qe Qysh” titullohet kënga e cila u publikua pas deklaratave të Lumi B në intervistën e tij për ‘Nin’.

Marketing

‘’Në BabaStars sdi çka ka aty përveç Majkit edhe Getit. Në OTR sdi çka ka tjetër përveç Noizyt’’, ishin fjalët e Lumit ndërsa reagimet e Agon Amigës ishin të ashpra nëpërmjet fotografive e statuseve në rrjete sociale.

Por kjo nuk mbaroi me kaq pasi Agoni në këngën e re erdhi me thumbime për Lumin dhe disa reperë të tjerë.

Ndër ta edhe Ledri Vulën të cilin e ofendon me fjalë të rënda.

“Une s’po shoh Vule, une po shoh k**rve, une po shoh Gay, gangster ti mos rrej. Tash shko kallxoju shoqeve te tua cka thash une per ty, s’e kemi per here t’pare s’doni mu me m’pa me sy, qe qysh estraden une po e lodhi si me e perdhunu”, thuhet në gjuhën e ashpër të Agonit në këngën e tij të re.

Duhet kujtuar se vitin e kaluar gjatë një interviste ishte pikërisht Agoni ai i cili foli për raportet me reperët e tjerë madje ai shtoi se ruan një miqësi shumë të mirë edhe me reperin Ledri Vula, i cili ishte larguar para shumë vitesh nga Babastars, duke qenë i revoltuar me grupin.

“Me Ledrin jemi rritë, kemi qenë në një lagje. Shumë të mira i kam raportet. Me TBA s’i ka pasur kurrë dosta as kurgjo”, kanë qenë fjalët e Agonit dikur.